Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim kolonel Massimo Rosatin, komandanti i Karabinieri MSU në Kosovë.
Sveçla e Rosati folën për aktivitetet e forcave të Karabinierit, ku ministri e falëdneroi kolonelin për shërbimin që forcat e Karabinierit po e kryejnë në Kosovë.
“Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë si në aspektin profesional mes zyrtarëve tanë ashtu edhe në atë operativ që garanton siguri dhe stabilitet në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e ministrisë