1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla shprehet i shqetësuar për mosdorëzimin e terroristëve të Banjskës: Kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë e Kosovës

Ministri Xhelal Sveçla, ka shprehur “shqetësim për mos dorëzimin para drejtësisë të terroristëve që realizuan sulmin terrorist në Banjskë dhe strehimin që po ua bën Serbia, si një kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë e Republikës së Kosovës”.

Sveçla sot ka pritur në takim, Sekretarin e Ministrisë së Brendshme Federale të Gjermanisë Bernd Krosser i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori gjerman Jorn Rohde.

Sveçla gjatë takimit ka diskutuar edhe për sigurinë e përgjithshme, veçanërisht në veri.

“Sekretari Krosser falënderoi Ministrin për pritjen dhe përgëzoi për të arriturat. Ai po ashtu diskutoi edhe për Procesin e Berlinit, ku Republika e Kosovës mbetet palë aktive e këtij procesi. U diskutua po ashtu edhe Ministeriali i radhës i Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë, si garancë e sigurisë në rajon por edhe më gjerë.”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img