Site icon PrishtinaPress

Sveçla shkon në vendin ku u vra Enver Zymberi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në 11 vjetorin e vrasjes së Enver Zymberit ka shkuar në vendin e rënies, për të vendosur buqetë me lule.

Ai thotë se historia e shtetndërtimit tonë mbanë emrin e Enver Zymberit, si dëshmor në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë.

Postimi i plotë:

Në 11 vjetorin e vrasjes së Enver Zymberit nga strukturat kriminale të drejtuara nga Serbia, së bashku me kolegët e tij nga Policia e Kosovës ishim në vendin e rënies së heroit ku vendosëm buqetë me lule, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç.

Historia e shtetndërtimit tonë mbanë emrin e Enver Zymberit, si dëshmor në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë.

Të gjithë ne, Policia e Kosovës dhe kolegët e tij bartin kujtime e krenari për Enverin duke rikujtuar po ashtu të gjithë ne thirrjen për drejtësi për vrasjen e tij.

Gjeneratat e Policisë kanë shembullin më të mirë të një zyrtari policor, që nuk hoqi dorë nga betimi i tij si polic deri në momentet e fundit të jetës së tij.

Lavdi Enver Zymberit dhe gjithë zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës!

Exit mobile version