Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka folur rreth situatës në veriun e Kosovës.
Ai tha në një konferencë për media se barrikadat po e pamundësojnë transferimin në paraburgim të ish-zyrtarit policor Dejan Pantiq, i cili u arrestua më 6 dhjetor për kryerjen e “Sulmit terrorist” ndaj zyrave të Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri.
Sveçla tha se kanë bërë kërkesë tek parterët ndërkombëtar për dërgimin e Pantiqit në objektet adekuate të paraburgimit.
“Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ka trajtimin e duhur. Por, ai duhet të ishte në qendren e mbajtjes përkatëse dhe jo në stacion policor. Lidhur me këtë rast ne kemi procedurar kërkesë tek partnerët tanë për transferimin e tij në objetet adekuate”, tha Sveçla.