Site icon PrishtinaPress

Sveçla pret zyrtaren e NATO’s i flet për sulmin terrorist të 24 shtatorit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është takuar me shefen e Operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Në këtë takim është diskutuar mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veriun e Kosovës.

“Sulmet e njëpasnjëshme viteve të fundit ndaj institucioneve tona dhe zyrtarëve tanë në veriun e Kosovës si dhe sulmi terrorist i 24 shtatorit ishin çështjet e rëndësishme për të cilat biseduam me znj. Viehe, poashtu edhe për bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e mirë e të vazhdueshëm mes KFOR dhe Policisë së Kosovës. Me këtë rast, u dakorduam për bashkëpunim të mëtejmë të institucioneve tona dhe misionit të KFOR”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe ambiciet e saj territoriale për Kosovën vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për Kosovën por edhe të rajonit. Kosova aspiron rrugën drejt integrimit në NATO dhe në këtë kuptim, do të vazhdojmë përpjekjet tona si partner serioz në garantimin e sigurisë në vend dhe në rajon”, ka thënë ai. /Gazeta Exprress

Exit mobile version