Site icon PrishtinaPress

Sveçla: Policia dhe AKI kanë arritur të identifikojnë kriminelët në veri

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, në një intervistë për Lajmet Qendrore ka folur për situatën në veri të vendit, që sipas tij është më e qetë për dallim nga ditët tjera, ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi.

Si po vlerësohet situata e sigurisë në komunat veriore aktualisht?

Sveçla: Situata e sigurisë në veriun e vendit dita e sotme ka qenë më e qetë për dallim nga ditët tjera ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi.

Momentalisht dita e sotme ka qenë me më pak incidente prej ditëve tjera ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi.

Sot  isha në vizitë në disa lokacione atje dhe kishte qetësi, kishte një profesionalizëm  të jashtëzakonshëm të Policia e Kosovës, për çfarë i falënderoj me plot zemër dhe çdo gjë po vijonte sipas planeve të PK. Tashmë është e ditur se kishte edhe protesta, por që në numër ishin shumë më të vogël, sesa zakonisht në këto ditëve të fundit dhe ishin të qeta.

Ka pasur sulme ndaj Policisë, KFOR-it, por edhe mediave, nga grupe kriminale atje. A keni arritur t’i identifikoni këta persona?

Sveçla: Po. Policia e Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në, si dhe me Shërbimet e vendeve aleate, ka  arritur që shumicën nga këta  kriminelë t’i identifikojë. Mos të harrojmë se një gjendje kriminale ka mbizotëruar për 20 vjet dhe ka shumë eksponentë kriminalë , të cilët nuk e kanë për herë të parë të sulmojnë qoftë policinë, qoftë qytetarët të thjeshtë, apo mediat, e kësaj radhe edhe pjesëtarët e Misionit të KFOR-it.

Ne këtë kontigjent e kemi riverifikuar,të jemi më korrekt, Policia e Kosovës dhe AKI e kanë riveirfikuar, dhe jemi në rrugë të mirë që shumicën prej këtyre dhunuesve t’i identifikojmë, t’i lokalizojmë dhe pastaj Policia e Kosovës  t’i arrestojë.

Ju keni bërë sot edhe një vizitë në Jasenovik. Cila është situata në këto pika ku po qëndron policia?

Sveçla: Momentalisht është e qetë. Kemi një acarim të situatës në Leposaviq para disa orësh, por që e gjitha ka përfunduar pa ndonjë incident të theksuar. Realisht, kemi një shfaqjet të forcës periferike, kohë pas kohe, të milicisë fashiste, por Policia e Kosovës, me gatishmërinë e saj, me angazhimin me vullnetin e profesionalizmin e saj është duke mbizotëruar situatën, është duke kontrollua terrenin dhe jam i bindur se skenat e ditëve të fundit nuk do të mund të përsëriten më.

Me cilat vështirësi aktualisht po përballet PK?

Sveçla: Patjetër që ka vështirësi që Policia e Kosovës po ballafaqohet. NË kohën e fundit ne kemi punuar jashtëzakonisht shumë që në aspektin e mbështetjes, në aspektin e pajimit dhe në aspektin organizativ PK të ngrihet në nivele shumë më lartë, sesa që ka qenë, megjithatë ka hapësirë që të përmirësohet sidomos në përdorimin e teknologjive të fundit. Por mbi të gjitha, çfarë është për mua dhe për ta e rëndësishme është vullneti i çeliktë që të mos dorëzohen, të mos heqin dorë nga përmbushja e qëllimit të tyre, e cila është ofrimi i sigurisë, sundimi i rendit dhe ligjit dhe luftimi i këtyre kriminelëve deri në fazën kur këta të dalin para gjyqit.

Exit mobile version