2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Po punohet për kthimin e bashkatdhetarëve të liruar nga spitali dhe kthimin e kufomave në familjet e tyre

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është duke qëndruar në Kroaci nga ku edhe ka thënë detaje për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti i djeshëm.

Ai tha se 26 bashkëqytetarë tanë gjatë ditës lirohen nga spitali dhe se nga 16 pacientë janë të lënduar më rëndë për të cilët trajtimi spitalior vazhdon, ndërsa dy janë në kujdes intenziv me njërin nga ta në gjendje stabile, përcjell Klankosova.tv.

“Pas takimit me prefektin e Qarkut të Sllavonska Pozhegës, Danijel Marushiq, drejtorin e Spitalit dr. Samargjiq dhe drejtorin e Policisë së Sllavonska Pozhegës Antun Valiq nga të cilët u njoftuam në detaje mbi të gjitha informatat e nevojshme sidomos mbi gjendjen e pacientëve, vazhduam me vizitën në spitalin e qytetit ku takuam gjithë pacientët e shtrirë aty”.

“Të inkurajuar me përmirësimin e gjendjes së tyre pasi vërehej përkujdesje maksimale e gjithë stafit mjekësorë, kuptuam se tashmë 26 bashkëqytetarë tanë gjatë ditës lirohen nga spitali. Nga 16 pacientë të lënduar më rëndë për të cilët trajtimi spitalior vazhdon, dy janë në kujdes intenziv me njërin nga ta në gjendje stabile”, ka shkruar Sveçla.

Tutje ai tha se tashmë po punohet për kthimin e bashkatdhetarëve të liruar nga spitali si dhe kthimin e kufomave te familjet e tyre, në vend të tyre.

“Edhe njëherë duhet falemnderuar shtetin kroat e gjithë zyrtarët e angazhuar për përkujdesjen shembullore në këtë tragjedi”, shtoi Ministri Sveçla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img