1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Po e përmbyllim suksesshëm këtë ditë, falë kolegëve të Enver Zymberit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar për procesin e votimit në zgjedhjet nacionale në Serbi ku të drejtë vote kanë pasur edhe shumë shtetas kosovarë. 

Svecla ka thënë se kjo ditë është mbyllur suksesshëm, pa asnjë problem dhe asnjë incident, teksa nuk pasur as pritje në kufi. 

“Me kapacitete të shtuara policore në të gjitha komunat dhe në pikat kufitare për të mos krijuar pritje të gjata, pa asnjë problem apo incident, po e përmbyllim suksesshëm këtë ditë. Siç jemi zotuar dhe përkushtuar, qytetarët serb të Kosovës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit në komunat e Serbisë pa asnjë pengim nga ana e institucioneve apo qytetarëve tanë”, shkruan ai në Facebook. 

Tutje ai ka falënderuar zyrtarët policorë dhe ka kujtuar policin Enver Zymberi i cili ishte vrarë para disa viteve gjatë një aksioni policor në veri të Kosovës. 

“Suksesi i ditës së sotme është në masën më të madhe falë punës së policëve, kolegëve të Enver Zymberit i cili po që se nuk do të vritej në përpjekjet për shtrirje të sovranitetit e integritetit territorial, do të festonte ditëlindjen e tij. Profesionalizmi i gjithë zyrtarëve policor sot, është urimi më i mirë që do të mund ta merrte ai. Gëzuar ditëlindjen Enver Zymberi, nga të gjithë kolegët e tu që me përkushtim të madh ja dolën sot dhe nga qytetarët që po i jetojnë ditët e triumfit të shtetit tonë”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img