-1.1 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

spot_img

Sveçla: Përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Kosovë

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në dhjetëra lokacione për mbylljen e strukturave paralele serbe.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.hg

“Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës. Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale”, ka shkruar ai krahas një videoje ku shfaqet bashkë me ministrin Elbert Krasniqi.

Tutje, Sveçla ka potencuar se nuk do të lejojnë asnjë paralelizëm, e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cënojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img