8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla për incidentin në Leposaviq: Rasti po hetohet, dhuna ndaj Policisë nuk do të tolerohet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se është shumë i shqetësuar për rastin që ndodhi sot në Leposaviq. 

Policia njoftoi se një njësit i saj është sulmuar nga një automjet me dy persona dhe si pasojë, ka qëlluar në drejtim të automjetit.

Sveçla në Tëitter ka rishkruar njoftimin që e dha Policia e Kosovës, duke shpjeguar se çka ndodhi paraditen e së hënës në Bistricë të Leposaviqit. 

“Thellësisht i shqetësuar për incidentin e fundit në Leposaviq. Dy persona në një automje tentuan t’i shmangeshin një postiblloku policor. Ata e goditën veturën e Policisë së Kosovës qëllimshëm dhe vunë jetët e zyrtarëve polciorë në rrezik. Zyrtarët e Policisë së Kosovës ishin të detyruar të shpërndanin zjarr në drejtim të veturës, për ta neutralizuar situatën”, shkroi ministri. 

Ai thotë se ky rast po hetohet dhe është përfshirë edhe insektorati policor. 

“Po kryhet një hetim dhe Inspektorati Policor i Kosovës është vazhdimisht i angazhuar. Dua të jem i qartë: asnjë formë e dhunës ndaj policisë sonë nuk do të tolerohet”, shkroi Sveçla.

“Mbrojtja e qyterarëve dhe zbatimi i ligjit janë top prioritetet tona”, përfundoi ai. 

Mediumi serb në Kosovë “Kossev” ka transmetuar fjalët e zyrtarëve serbë, të cilët kanë thënë se një person ka mbetur i lënduar gjatë këtij konfrontimi. 

Sipas tyre, dy personat kanë refuzuar të ndaleshin nga Policia e Kosovës, pasi kanë vlerësuar se “s’ka pasur bazë apo ndonjë arsye” për t’u ndalur. 

Sic raporton Kossev, i lënduari është dërguar në spitalin e Kralevës dhe është jashtë rrezikur për jetë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img