Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për kapjen e 10 kg drogë në Merdar, e llojit heroinë, për të cilën thotë se ka vlerë 200 deri në 250 mijë euro.
Sveçla thotë se po eliminojnë strofullat e drogës gjithandej vendit.
“Krimit dhe ilegalitetit i kemi shpallur luftë, në veri e në jug”, shkruan Sveçla ndër të tjera.
“Ky sukses i Policisë sonë është dëshmi se Republika e Kosovës nuk është zonë sigurie as për kriminelët as për çfarëdo lloj krimi”, shprehet ai.
Postimi i tij i plotë:
https://www.facebook.com/share/p/GTC44uVgD1cqw4H8/?mibextid=NOb6eG