Site icon PrishtinaPress

Sveçla për Deharin: Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar Astrit Deharin në shtatë vjetorin e vdekjes.

Sveçla tha se drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme.

Tutje, ministri tha se zvarritja e zbardhjes së vrasjes së Deharit e rëndon edhe më shumë dhimbjen dhe mungesën për të.

Mungesa e tij në mesin tonë është e madhe, teksa zvarritja e zbardhjes së vrasjes së tij rëndon dhimbjen tonë të përbashkët. Astriti, ky aktivist i shquar i dijes dhe i punës, na mungon çdo ditë e më shumë ndërsa idealet e tij janë dhe do të jenë gjithmonë udhërrëfyesi në angazhimet tona të përditshme. Drejtësi për Astritin“, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Exit mobile version