0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla për bastisjen në objektin afër Policisë: U zhvillua aktivitet i dyshimtë me rrezik për sigurinë e vendit

Një operacion policor është zhvilluar sot në një zyre që është ngjitur me hyrjen e stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore. Lidhur me rastin, tashmë është deklaruar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka shkruar se organizata joqeveritare “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e kësaj OJQ-je, por janë kryer veprimtari ilegale.

Krejt kjo ka ndodhur para syve të Policisë e institucioneve tjera përreth, gjë të cilën ai e quajti si rrezik për sigurinë e vendit.

“Në mëngjesin e sotëm kemi pranuar informatën mbi aktivitetin e dyshimtë të një Organizate Joqeveritare, e vendosur në një aneks të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë.

Departamenti i Organizatave Joqeveritare në kuadër të MPB-së ka konfirmuar se organizata në fjalë “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” nuk ka respektuar legjislacionin në fuqi mbi funksionimin e OJQ-ve.

Pas bastisjeve është kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e kësaj OJQ-je.

Kësisoj, kemi njoftuar institucionet përkatëse të sigurisë dhe është konfirmuar se e njëjta ka veprimtari ilegale gjë e cila është vërtetuar pas hyrjes së Policisë dhe Prokurorisë brenda objektit. Një veprimtari e tillë në mes të tre institucioneve më të larta të sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryeprokurorisë dhe Policisë së Kosovës është tejet e dyshimtë dhe paraqet rrezik për sigurinë e vendit.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img