3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Pensionimi i hershëm i zyrtarëve policor, ndër prioritetet e MPB-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ndër prioritet e ministrisë së tij është pensionimi i hershëm i zyrtarëve policor.

Draftligji për pensionimin e parakohshëm të policëve ka përfunduar dhe është dërguar në Ministrinë e Financave por, si pasojë e dorëheqjes së kryeministrit të atëhershëm Ramush Haradinaj, ky proces është ndalur.

Tutje, Sveçla tha se prioritet tjetër i ministrisë së tij është menaxhimi i situatës me pandemi. Më tej, ai apeloi te të gjithë ata që plotësojnë kushtet të marrin vaksinën.

“Ndër prioritet e ministrisë tonë është pensionimi i hershëm i zyrtarëve policor por prioriteti numër një i qeverisë është menaxhimi i situatës me pandeminë, bisedimi me qytetarë drejtpërdrejtë. Apeloj që të gjithë ata që plotësojnë kushtet të vijnë të marrin vaksinën. Kjo është një kusht bazë për një shoqëri dhe një jetë normale në të ardhmen në Kosovë”, tha Sveçla.

Ndërsa i pyetur se sa po shkelet privatësia pasi Policia e Kosovës ka ftuar qytetarët të denoncojnë rastet kur ka shkelje në trafik duke sjell edhe fotografi dhe pamje, ministri Sveçla tha se e gjitha është e bazuar në ligj.

“E gjitha është e bazuar në ligj”, u shpreh ai për EO.

Këto imazhe shfrytëzohen si dëshmi nga Policia e Kosovës , që pa dalë fare në terren, gjobit kundërvajtësit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img