Site icon PrishtinaPress

Sveçla pas vizitës te Hetemi: I ofrova gjithë mbështetjen time në ushtrimin e funksionit të tij

Kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi e ka pritur në takim ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sveçla, i ka ofruar të gjithë mbështetjen Hetemit në ushtrimin e funksionit të tij,.

“I urova punë të mbarë dhe i ofrova gjithë mbështetjen time në ushtrimin e funksionit të tij, sipas mandatit të përcaktuar nga ligjet e Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla.

“Bashkë do t’i kalojmë të gjitha sfidat e do të vazhdojmë angazhimin për të mirën e gjithë qytetarëve tanë”.

Exit mobile version