Site icon PrishtinaPress

Sveçla pas sulmit të pastiçerisë në veri: Nuk zmbrapsemi, rendi e ligji do të triumfojnë me çdo kusht

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi u tentua t’i vihet zjarri një ëmbëltores në Mitrovicë të Veriut, raprton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se “lufta e pandalshme kundër grupeve kriminale të Serbisë dhe neutralizimi i ndikimit të tyre në masë ka arritur të krijojë normalitet jetese”.

Sveçla ka thënë se kjo “i pengon disa mbetjeve kriminale të Serbisë në veri”.

“Lufta jonë e pandalshme ndaj grupeve kriminale të Serbisë dhe neutralizimi i ndikimit të tyre në masë ka arritur të krijojë normalitet jetese me ç’rast shumë qytetarë tanë atje kanë filluar të krijojnë mundësitë për zhvillimin e tyre. Ky fakt duket se i pengon edhe disa mbetjeve kriminale të Serbisë në veri me ç’rast në mëngjesin e sotëm jam njoftuar se është sulmuar me koktej molotovi pastiçeria “Sharr” në Mitrovicën e Veriut.”

Ministri Sveçla e ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar që të identifikohen autorët dhe të sillen para drejtësisë.

“Dënoj ashpër këtë sulm dhe kërkoj nga organet përkatëse në identifikimin sa më të shpejtë të kryesve e këtij akti kriminal dhe sjelljen e tyre para drejtësisë. Sulmet e tilla nuk do të na zmbrapsin asesi dhe jam i bindur se nuk do ti frikësojnë e ndalin as qytetarët tanë. Rendi e ligji do të triumfojnë me çdo kusht mbi terrorin.”

Exit mobile version