2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla pas aksionit anti-drogë në Pejë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me punë të tilla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të policisë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, ku u sekuestruan mbi një ton substancë narkotike e llojit marihuanë.

Sveçla tha se goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera.

“Siç kam thënë pas goditjes së laboratorit tjetër rreth një javë më parë, prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla”, tha Sveçla, transmeton Klankosova.tv.

Pas këtij aksioni, një person është arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë vu në kërkim nga ana e policisë, teksa vlera e substancës së sekuestruar vlerësohet të jetë rreth 5 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img