Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ëhstë pyetur nga deputetja e PDK-së Ganimete Musliu se kur do të zgjedhet drejtori i Policisë së Kosovës, pasi janë bërë tre muaj prej kur policia është me ushtrues detyre.
Ministri, nuk është përgjigjur konkretisht se kur pritet të zgjedhet drejtori i ri i PK-së, por ka thënë se janë në fazën e themelimit të komisionit për të vazhduar me hapa të tjerë.
“Ndonëse me ushtrues detyre nuk konsideroj se ka ngecje brenda policisë së Kosovës, përkundrazi gjithë zyrtarët policorë janë në nivel të lartë të detyrës me përkushtim e dicizplinë duke zbatuar misionine tyre. Pozita e drejtorit të policisë është ndër funksionet më të rëndësishme të shtetit tonë, pasi kemi të bëjmë me smenaxhimin e një organizate që garanton siguri, rend dhe ligj. Që nga marrja e mandatit ne jemi angazhu që jo vetëm brenda policisë, por edhe në institucione tjera të ketë brenda njerëz me integritet. Faza e dorëzimit të aplikacioneve është përmbyllë, tani jemi në proces të themelimit të komisionit që do të vijojë faza tjera të procesit. Sapo të themelohet komisioni me anëtërët që plotësojnë kriteret do të vazhdojmë me fazat e tjera”, tha Sveçla./Prishtinapress/