2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze, policia arrestoi 3 persona për fajde e 10 për narkotikë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka përmbledhur disa nga aktivitetet e policisë për javën që po lëmë pas.

Ai u shpreh “3 persona të arrestuar për fajde, 10 persona të arrestuar për narkotikë dhe mbi 110 kilogramë substancë narkotike e konfiskuar është bilanci i javës që po lëmë pas”.

Për luftimin e krimit të organizuar dhe krimeve të tjera, ministri ka përgëzuar të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze. Siguria e qytetarëve tanë dhe e vendit tonë mbetet qëllim kryesor dhe në këtë drejtim, asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja jonë si qeveri që ky qëllim të jetësohet për çdo ditë”, ka shkruar Sveçla në FB.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img