1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Nisen hetimet ndaj zyrtarit të MPB-së që e përdori parkingkun e qeverisë për vetura me qira

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas raportimit të Betimit për Drejtësi se një zyrtar i dikasterit të tij e kishte përdorur parkingun e objektit qeveruse si “Rent a Car”.

Sveçla tha se ka kërkuar nga Policia e Kosovës të fillojë hetimet për të gjitha shkeljet ligjore.

“Pas një pune të shkëlqyeshme të gazetarëve në demaskimin dhe shpërfaqjen e keqpërdorimit të aseteve shtetërore nga një zyrtar përgjegjës që do të duhej të siguronte mbarëvajtjen e punëve të transportit dhe parkingut të objektit të Qeverisë, menjëherë kam kërkuar nga Policia e Kosovës të fillojë hetimet për të gjitha shkeljet ligjore”.

“Po ashtu, nga dita e parë e punës do të inicioj auditim të jashtëzakonshëm për shfrytëzimin e këtij parkingu. Në të njëjtën kohë edhe Komisioni Disiplinor pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, duhet të angazhohet për të identifikuar të gjitha shkeljet dhe të ndërmarrë masat e parapara me ligj”.

“Si Ministri e Punëve të Brendshme, por edhe si Qeveri, jemi angazhuar maksimalisht që të gjithë shërbyesit civilë të jenë në nivelin më të lartë të detyrës, por edhe ndaj të gjithë keqpërdoruesve të detyrës zyrtare kemi vepruar pa asnjë mëdyshje. Mbi 300 zyrtarë publikë janë arrestuar nga Policia e Kosovës për mënyra të ndryshme të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, ka thënë Sveçla./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img