0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla nga Brukseli: Prezantova të arriturat e Kosovës në tre vitet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me ftesë të Komisioneres Ylva Johansson ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Aleanca globale për luftimin e kontrabandimit me migrantë” që po mbahet në Bruksel.

Sveçla potencoi se në fjalën e tij ka thënë se ky takim duhet të shërbejë si një nismë e një zotimi të përbashkët dhe një plani që fuqizon bashkëpunimin ndërkombëtar me fokus në shkatërrimin e rrjeteve të kontrabanduesve.

“Konferenca u hap me një fjalë rasti nga Presidentja Ursula von der Leyen e cila kërkoi një zotim nga të gjithë me synimin e ndërtimit të një Aleance Globale kundër kontrabandës së qenieve njerëzore”.

“Në fjalën time theksova se ky takim duhet të shërbejë si një nismë e një zotimi të përbashkët dhe një plani që fuqizon bashkëpunimin ndërkombëtar me fokus në shkatërrimin e rrjeteve të kontrabanduesve. Gjithashtu, prezantova të arriturat e Kosovës në tre vitet e fundit si në hetim, arrestim të të dyshuarve dhe identifikim të viktimave duke ndikuar që Kosova të mos jetë në listën e shteteve që zakonisht përdoret si rrugë për aktivitete kriminale, përfshirë dhe kontrabandimin me migrantë”, shkroi Sveçla në rrjetin social Facebook.

“Lansimi i Aleancës Globale sot bëri thirrje për veprime nga qeveritë për fuqizimin e parandalimit të migracionit ilegal, përgjigjen ndaj kontrabandës me migrantë, dhe ofrimin e alternativave kundër migracionit ilegal”.

“Bazuar në zotimin e Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare, zotohemi se do të punojmë ngushtë në zbatimin e nismave globale për një të ardhme më të sigurt, duke përfshirë aleancën për të luftuar kontrabandën me migrantë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img