Ish-ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka thënë në emisionin DPt te Fidani në T7 se ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, nuk është dashur të shkarkohet në këtë kohë.
Advertisement
Ai thotë se ishin marrë vesh në kohën sa ishin në koalicion se Qalaj nuk duhet të shkarkohet për shkak të situatës me pandeminë. Ai po ashtu ka thënë se kur ndodhi aksioni i Karaçevës për mbylljen e kazinove ilegale, të gjithë liderët donin të merrnin merita.
“I ranë tupanit duke marrë meritat. Por nëse ai aksioni ishte i suksesshëm. Pse të shkarkohej drejtori i Policisë?”, tha ai.
PostAdss