Site icon PrishtinaPress

Sveçla në veri, uron policët në përvjetorin e themelimit të PK-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot veriun e Kosovës.

Klan Kosova përmes burimeve mëson se ministri ka qëndruar për 30 minuta te stacioni policor në veri, me ç’rast i ka uruar policët me rastin e përvjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Kjo vizitë vjen pasi të martën, Sveçla është kërcënuar në rrjetin social në Facebook nga “Severna Brigada” se do ta vrasin, ndërsa ministri sot ka shkuar në veri.

Të martën Policia e Kosovës ka konfiskuar armë dhe mjete ushtarake në veri të Kosovës. Sipas PK-së, deri më tani nuk ka të arrestuar për këtë rast, por ka të dyshuar.

Për t’u informuar më shumë rreth këtij rasti, ndiqeni kronikën e zgjeruar nga gazetarja Qendresa Tërshani.

Fotografia e përdorur në ballinë është ilustruese.

 

Exit mobile version