7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Në veri konfiskohen 6.300 copë municion të kontrabanduar nga Serbia

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në veri të Kosovës janë konfiskuar 6 mijë e 300 copë municion të kontrabanduar nga Serbia.

Sveçla thotë se ky konfiskim ndodhi përderisa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq foli për armatosje të Serbisë.

6.300 sasi të municionit janë konfiskuar sot nga Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit në Joshanicë, në veri të Kosovës. Gjatë patrullimit është ndaluar vetura e dyshimtë me targa të Serbisë e një shtetasi serb dhe njësitet relevante tashmë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Ai thotë se kjo rithekson sërish faktin se grupe të caktuara, të orkestruara dhe mbështetura nga Beogradi synojnë dhe angazhohen maksimalisht që të destabilizojnë Kosovën.

“Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin tonë në luftimin e çdo lloj kriminaliteti që synon të cënojë sigurinë e vendit tonë dhe të qytetarëve tanë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img