3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla në Paris me dëshmi të forta, Franca mund të befasojë për viza

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë Samedin Mehmeti, kanë zhvilluar takime në Paris që konsiderohen fort të rëndësishme për liberalizimin e vizave.

Në Ministrinë e Punëve te Brendshme të Francës mysafirët nga Prishtina dorëzuan të dhëna sesa autoritetet kosovare, kanë bërë në luftën kundër krimit e trafiqeve të ndryshme ilegale.

Republika e Francës mbetet shteti më skeptik i BE-së për ta miratuar heqjen e regjimit të vizave për kosovarët që duan të udhëtojnë në Zonën Schengen.

Ndërkohë shtetet si Gjermania e Austria kanë lajmëruar se do e diskutojnë liberalizimin në takimin mes liderëve të Unionit dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, që mbahet më 23 qershor në Bruksel.

Kurse kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha të enjten gjatë vizitës në Ukrainë bashkë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, se BE-ja duhet t’i përmbush shpejt premtimet që i ka dhënë për gjashtë shtetet e perëndimit të Ballkanit ku bën pjesë Kosova. /klankosova

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img