3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla në Ministerialin e BE-së, prezanton sukseset e Kosovës në fushën e luftimit të të gjitha llojeve të krimit të organizuar

Në Ministerialin e BE-së për Punë të Brendshme dhe Drejtësi me shtetet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet nën organizimin e presidencës hungareze të Këshillit Evropian dhe Qeverisë së Malit të Zi, sot ministri Xhelal Sveçla prezantoi sukseset e Kosovës në fushën e luftimit të të gjitha llojeve të krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore, armëve dhe narkotikëve si dhe luftimin e migrimit të parregullt.

Falë përkushtimit të të gjitha institucioneve tona, Sveçla thotë se sot Kosova prinë në shumë raporte ndërkombëtare në luftimin e këtyre dukurive si dhe nuk është më zonë rehatie si për grupe të ndryshme kriminale ashtu edhe për migrantë të parregullt, transmeton Klankosova.tv.

“Duke njohur faktin se këto fenomene cenojnë sigurinë e vendit tonë, rajonit por edhe më gjerë, konfirmova përkushtimin tonë për bashkëpunim të mëtejmë me të gjitha agjencitë e BE-së në mënyrë që së bashku të garantojmë stabilitet por edhe siguri për vendet tona dhe jo vetëm”, ka shkruar ministri në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img