1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla merr fjalën në mbledhjen e dy kuvendeve, citon Migjenin

Në mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, fjalën e mori edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Derisa 28 nëntorin e cilësoi si ditën më të rëndësishme të kombit tonë, ai foli për sakrificat që bënë shqiptarët për të çliruar vendin e ndërtuar shtetet.

“Përvoja e jonë si shqiptarë nuk ka qenë e qetë, ne nuk përjetuam periudha të gjata e të qeta të ndërtimit të shtetit tonë. Na është dashur të punojmë me regjime që jo patjetër kanë qenë në përputhje me qëllimsitë dhe interesat jetike të kombit tonë”.

Sveçla tha se shqiptarët e pësuan më së shumti nga luftërat, por se nuk u ndalën derisa u çliruara edhe Kosova. Këtu ai citoi edhe Migjenin.

“Siç na mëson edhe poeti ynë i madh i ndërgjegjes, Migjeni, në forma dhe akte rezistence nga më të ndryshmet nuk i duam humbjet prore. Ne vepruam si një popull edhe pse ne troje të ndara”. I shuam barrierat që na vendosën armiqtë”.

Gjithashtu, Sveçla foli edhe për pikëkalimet kufitare dhe lehtësirat që do të krijohen për kalimin e tyre./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img