Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Ligji për Paga do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars.
Ai ka thënë se ministrisë po i merr kohë analizimi i ligjit, por që kjo do të shërbejë që ligji të jetë i zbatueshëm”.
“Nga raportimi i fundit që kemi pasur në dhjetor, jo më shumë se një muaj, janë zhvilluar takime të shpeshta për finalizim. Janë diskutuar koeficientet për secilën pozitë – në bazë parimore, të drejtë e mosdiskriminuese. Lista duhet të jetë parimore e të reflektojë barazi. Në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, janë eliminuar pjesët ku është vlerësuar se janë tejkaluar kompetencat e Qeverisë”, ka thënë ai.
Ministri shtoi se me ligjin që planifikohet të miratohet “do të ketë sistem të mirëfilltë, afatgjatë, të zbatueshëm e funksional të pagave dhe shpërblimeve”, ka deklaruar ministri në Kuvend.
Sveçla ka thënë se MPB-ja po punon me Ministrinë e Financave për të caktuar koeficientin për të pasur barazi në sektorin publik.
“Muaj shkurt është i rezervuar për një debat publikim të gjerë”, tha ai.
Ministri në fund të fjalimit tha se në muajin mars do të procedohet ligji për miratim në Qeveri.