0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla krenohet me raportin e TI: Vazhdojmë të përkushtuar, zero tolerancë ndaj korrupsionit

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka komentuar raportin e fundit të Transparency International për Kosovën.

Sipas raportit të fundit të TI, Kosova ka përparuar për 20 vende në luftim të korrupsionit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lidhur me këtë raport, Sveçla tha se kjo qeveri do të vazhdojë e përkushtuar me zero tolerancë ndaj korrupsionit.

“Kosova ka vazhduar luftën e saj të pakompromis kundër korrupsionit. Në dy vitet e fundit Kosova është përmirësuar me 20 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. Ne qëndrojmë të përkushtuar në përpjekjet dhe veprimet tona të koordinuara për zero tolerancë ndaj korrupsionit”, shkroi ai në Twitter.

Një reagim pas raportit të Transparency International erdhi sot gjatë ditës edhe nga kryeministri Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti është mburrur me këtë raport.

Kreu i ekzekutivit tha se qeveria e tij do të vazhdojë të qeverisë mirë e ndershëm.

“Lufta jonë antikorrupsion vazhdon të japë rezultat. E ngecur për gati një dekadë në gjysmën e fundit globalisht në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Kosova është ngritur 20 vende lart në 2 vjet nën Qeverinë tonë. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë”, shkroi Kurti. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img