Dje u raportua për një veturë me targa të Republikës së Kosovës që ishte aksidentuar në rrugën Shkup-Bllacë, ku kishte humbur kontrollin dhe kishte rënë në lumin Lepenc.
Në veturë ka qenë një familje katër anëtarëshe, nga katër pasagjerë që ishin në veturë, vetëm një ka arritur të shpëtojë.
Shkëlqim Pacolli, 21 vjeçar, ka kërcyer nga vetura e tipit BMË që u aksidentua pranë Gurit të Zi, te tuneli i Shkupit. Në anën tjetër, anëtarët e tjerë të familjes vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Naim Pacolli, Merita Pacolli dhe Ermal Pacolli janë pasagjerët e tjerë të cilët akoma nuk janë gjetur.
Rreth këttij aksidenti ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku edhe dje i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi, kanë shkuar në vendin ku është aksidentuar vetura.
Ai tha se së Policia e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës bashku me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, kanë filluar planifikimin dhe kërkimin e familjes Pacolli në rrjedhën e rrëmbyeshme të Lepencit.
Ai bëri të ditur se ndodhen 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë në këtë mison të kërkim shpëtimit.
Njoftimi i plotë:
Sapo jam njoftuar mbrëmë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Shkup – Bllacë, me ç’rast një familje nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc, jam nisur tek vendi ngjarjes.
Pas koordinimit me autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrëmë kanë arritur njësitet e para profesionale të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët kanë filluar planifikimin dhe kërkimin në rrjedhën e rrëmbyeshme të Lepencit.
Aktualisht ndodhen 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim shpëtimit, të cilët në koordinim dhe bashkëveprim me ekipet profesionale të Maqedonisë së Veriut janë duke e bërë maksimumin e tyre në lokalizimin dhe nxjerrjen e personave nga lumi.
Institucionet e Republikës së Kosovës në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjarëve të të prekurve nga ky aksident dhe përkundër të gjitha sfidave, kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të kemi rezultate sa më të shpejta.