Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka dhënë sot lejen e veçantë të qarkullimit ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit.
Në vendim si arsye e të drejtës së lëvizjes është dhënë kryerja e detyrave të tij personale dhe ushqimi i qenëve endacakë në Parkun e Qytetit dhe në Gërmi.
Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.
