1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: I bëj ultimatum vrasësit të dorëzohet sa më parë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në një konferencë për media i ka bërë thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacione për krimin që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan të bashkëpunojë me policinë , raporton Gazeta Express.

Sveçla poashtu tha se i bën ultimatum autorit të krimit të mbrëmshëm që të dorëzohet.

“Unë jam kthy në Kosovë dhe kam ardhë drejt në Deçan për ta takuar policinë dhe prokurorët e rastit për t’i vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për zbardhjen e rastit. Dua t’i bëj ftesë qytetatëve që përçfarë do informacioni ti drejtohen prokurorisë dhe policisë në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë”, tha ai.

“Unë I bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet sepse për çdo ditë ai i rëndon të tjerët, ai që i ndihmon vrasësit implikohet në vepër penale. Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij dhe për qytetarët e Kosovës. Unë mund të garantoj se jemi të vendosur që të gjitha kapacitetet tona shtetërore janë në dispozicion të zbulimit të këtij rasti”, tha ai.

Tutje ministri Sveçla u shpreh se kanë informacione të ndryshme dhe hetimet po bëhen në disa pista.

“Tash kemi informacione të ndryshme në rrugë të ndryshme të cilat policia e Kosovës është duke I trajtuar një për një. Janë duke u trajtuar disa pista që po hetohen. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me prokurorinë speciale dhe prokurorinë e rastit, poashtu kemi koordinim me AKI-në që rasti të zbulohet sa më parë dhe vrasësi të vihet para drejtësisë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img