Site icon PrishtinaPress

Sveçla: I arrestuari i tretë në veri është Urosh Vukasinoviq

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar lidhur me arrestimin e fundit të një serbi në veri, i dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve.

Ministri ka thënë se i arrestuari është Urosh Vukasinoviq, duke shtuar tutje se këta kriminelë po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi.

“Tre ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit. I arrestuari i tretë, i radhës, është Urosh Vukasinoviq. Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet”, është shprehur ai.

Tutje, ai ka shtuar se nuk do të lejojnë askënd të sulmojë qytetarët.

Exit mobile version