Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Mixhozi, i cili është në fund të mandatit të tij diplomatik në vendin tonë.
Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se Sveçla e ka falënderuar Minxhozin për angazhimin e tij.
“Me rastin e përfundimit të mandatit të tij, ministri Sveçla e falënderoi Ambasadorin Minxhozi për angazhimin e tij përgjatë viteve për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve në mes të dy vendeve tona”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se ministri e ka vlerësuar përkushtimin e ambasadorit.