Advertisement
“Mbrëmë vonë jam informuar se presidneti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kaluar kufirin rreth orës 18:00 dhe është kthyer në ora 19:00. Presidenti është ulur përpara përkundër rregullave të sigurisë, ndërsa prapa nuk kanë mundur të shohin nëse është dikush, për shkak të xhamave të zi, ndërsa është shoqëruar me vetëm një veturë në të cilën ka qenë vetëm shoferi”, tha Sveçla gjatë konferencës për medie, transmeton Telegrafi.
“Nëse vërtetohet që presidenti ka qenë i shoqëruar nga zotëri Pacolli, obligohet që t’i nënshtrohen rregullave të karantinimit, ose vet izolimit në linjë me historikun e shëndetit. Nisur nga kjo nëse me të vërtetë deputeti, Behgjet Pacolli ka qenë në veturën e presidentit Thaçi, atëherë ai me vetëdije të plotë i ka shkelur rregullat për karantinim ose vetizolim për të cilat ishte paralajmëruar edhe para nisjes për Kosovë”, tha Sveçla.
“Ne i kërkojmë presidentit të vendit që të përgjigjet se pse ka vendosur të bëj tejkalimin e protokollit shtetëror, ndërsa zotëri Pacollit të lajmërohet menjëherë se ku është, përndryshe nëse shfaqet brenda territorit të Kosovës, në ndonjë moment të caktuar, atëherë policia e Kosovës është e detyruar të ndërmarr masat me legjislacionin në fuqi”, tha Sveçla. /Telegrafi/
PostAdss