6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Do t’i kërkojë Qeverisë që të shpall organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Severna Brigada”

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka dhënë detaje për kontrollimin e një veture në Zveçan e ku u gjendën municioni të paligjshme, shkruan Gazeta Express.

Sveçla deklaroi se në veri është parandaluar një sulm terrorist ndaj Republikës së Kosovës.

“Puna serioze e Policisë së Kosovës dhe AKI-ja shmangën nja sulm terrorist ndaj Kosovës. Siç edhe jeni njoftuar mbrëmë u identifiku një makinë me targa të Beogradit rreth 100 metra larg komunës së Zveçanit, ku janë zbuluar sasi të mëdha të armatimit, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshirë zolla, osa, armë automatike, shok bomba , uniforma dhe çanta ushtarake”, ka thënë Sveçla.

E mjetet që janë konfiskuar gjatë kontrollit në atë veturë, sipas ministrit të brendshëm kishin për qëllim realizimin e sulmeve terroriste.

“Këto mjete kishin për qëllim realizimin e sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës. E gjithë kjo është një dëshmi e radhës që presidenti serb përmes këtyre grupe po tenton destabilizimin e vendit tonë”, ka thënë më tutje ai.

Sipas ministrit, vetura është identifikuar që është pjesë e një ndërmarrje publike në Serbi.

“Kjo veturë është identifikuar si pronë e një ndërmarrje publike shtetërore të Serbisë. Saktësisht shoqëria aksionare e hekurudhave të Serbisë. Nga gjithë kjo është më se e qartë se kush qëndron pas sulmeve në vendin tonë”, ka thënë ai.

“Ditëve në vijim unë do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që organizata “Mbrojtja Civile” dhe Severna Brigada”, të shpallen organizata terroriste”, tha ai.

Sveçla përmendi edhe sulmet që janë bërë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it e të tjerëve në veri.

“Që nga paslufta Republika e Kosovës ka vijuar që të përballet me agresionin e Beogradit zyrtar. Sidomos në kohët e fundit kanë intensifikuar sulmet terroriste ndaj PK-së, veturave të tyre, stacioneve policore, sulmet ndaj pjesëtareve të KFOR-it, EULEX-it si dhe gazetarëve e deri tek brutaliteti ndaj qytetarëve tanë në veri të vendit”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img