Site icon PrishtinaPress

Sveçla: Do të vij momenti kur Radojçiq do të zihet

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla është paraqitur në një intervistë për RTK-në, një ditë para se Serbia besohet se do të anulojë lëshimin e fletave të hyrje-daljes për qytetarët me dokumente të Kosovës.

Sveçla, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e vendosur që veriun e Kosovës ta stabilizojë njëherë e përgjithmonë, përmes ndalimit të krimit, teksa ka folur edhe për të dyshuarin për krime të shumta në veri, Milan Radojçiq.

Sveçla ka thënë se Radojçiq po e humbë pushtetin dhe ndryshe nga periudha të mëhershme kur e kontrollonte veriun, tani ai futet ilegalisht në Kosovë.

Sipas ministrit, Radojçiq do t’i rrallojë vizitat në Kosovë, pasi që gjasat janë të mëdha që ai të kapet nga Policia e Kosovës. “Radojciq dikur lëvizte i lirë dhe kishte pushtet, tani po humb pushtet dhe i duhet të futet ilegalisht në Kosovë. Radojçiqi do t’i rrallojë vizitat në Kosovë sepse do t’i vij momenti kur do të zihet nga Policia e Kosovës dhe do të përgjigjet për të gjitha veprat për të cilat dyshohet”, ka thënë Sveçla në RTK.

Exit mobile version