Asambleisti nga LVV-ja, Gëzim Sveçla gjatë seancës për shkarkimin e kryesuesit Pëllumb Bajçinovci, tha se ky i fundit ka dështuar në kryrjen e detyrës së tij, raporton Prishtinapress.
Ai bëri thirrje që të votohet pro shkarkimit të kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës, Pëllumb Bajçinovci.
“Duke u nisur nga fakti që për pak hyjmë në muajin e tretë të vitit kuvendi komunal nuk ka mbajtur akoma ndonjë seancë.
Është evidente që Bajçinovci ka dështuar në detyrën e tij, tashmë është e qartë që kryesuesi nuk e ka mbështetjen nga shumica
Ju ftoj të gjithve ta përkrahni propozimin tonë”, tha Sveçla.