1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Svarqa: Mustafa është tërhequr nga gara për kryetar të LDK-së – ka kërkuar një kandidat konsensual

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa, ka thënë se në prag të zgjedhjeve të brendshme ka një atmosferë pozitive brenda kësaj partie.

Svaqra në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë ata po punojnë që të gjitha çështjet t’i kalojnë me arritjen e një marrëveshje të brendshme politike për kryetarin e ri të partisë, që për gjetjen e tij ka konfirmuar se ka punuar edhe kryetari i tanishëm Isa Mustafa.

“Ne po punojmë që të gjitha çështjet t’i kalojmë me marrëveshje të brendshme politike, nxjerrjen e një kandidati konsensual dhe eliminimin e fragmentarizmit. Marrëveshje mund të ketë që të gjithë të shkojnë në kuti të votimit që besoj se do të jetë mënyra më e mirë. Është edhe më mirë për disa që ta matin fuqinë e tyre politike. Jam i sigurt se gjithçka do të përballet brenda normave demokratike”.

Në pyetjen se a është tërhequr Mustafa nga rikandidimi, Svarqa është përgjigjur:

“Po. Në takimet që kemi pasë Isa Mustafa ka punuar për gjetjen e një kandidati për kryetar të ri. Besoj që do të gjendet”, është shprehur Svarqa.

Sipas Svarqës të gjitha figurat e përfolura se mund ta marrin kreun e partisë, pas Isa Mustafës, Agim Veliu, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Fatmir Sejdiu janë figura me peshë që kanë kredibilitet politik dhe rezultate pas vetes.

“Të gjitha figurat janë të njohura duke filluar nga lideri aktual Isa Mustafa. Është çështje e tij nëse do të kandidojë”.

“Në historinë e zhvillimit politik ka pasë njerëz që përkundër vështirësive fizike kanë bërë punë të mëdha. Franklin Roosevelt ka udhëhequr luftën e dytë botërore nga karroca invalidore si president i SHBA-së, ose Wolfgang Schäuble që ka qenë ministër në Qeverinë e Gjermanisë. Nuk ka qenë pengesë moslëvizshmëria fizike në kryerjen e punëve të mëdha”.

“Ka pas insistime dhe dëshira por jo ndonjë konfirmim për kandidatura. Sipas statutit të LDK-së, ato duhet të shprehen në kuvendin zgjedhor, mund të ketë kandidatura tjera nga ato që thatë [Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Fatmir Sejdiu].

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img