2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

spot_img

Suzana Dautaj-Surdulli emërohet zëvendëskryesuese e bordit të drejtorëve të AKP-së

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në përbërjen e re, mbajti sot mbledhjen e tij konstituive, me ç ‘rast u informua nga menaxhmenti i AKP-së lidhur me rrjedhën e punës, procedurat dhe gjendjen aktuale të AKP-së.

Sipas një komunikate të AKP-së, megjithëse ky takim ishte më shumë i karakterit informues, bordi mori disa vendime të rëndësishme për çështje të brendshme të AKP-së.

“Në këtë mbledhje bordi diskutoi mbi themelimin e komitetit të auditimit; mbi themelimin e komisionit për vlerësim të performancës së menaxhmentit të AKP-së, si dhe mbi mbarëvajtjen e proceseve në përgjithësi. Veç kësaj, bordi i drejtorëve, në këtë takim, votoi unanimisht që Suzana Dautaj Surdulli të emërohet zëvendëskryesuese e bordit të drejtorëve të AKP-së”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img