Site icon PrishtinaPress

Suspendohet profesori Bekim Bejta, studentët kërkojnë përjashtimin e tij

Senati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur të mërkurën që ta suspendojë profesorin Bekim Bejta nga procesi mësimor dhe të gjitha aktivitetet akademike në UP. Studentët nuk mjaftohen me kaq.

Brenda këtij institucioni arsimor shërbeu për rreth 15 vite.

E përgjatë kësaj periudhe, profesori i fakultetit Filologjik në Universitetin e Prishtinës Bekim Bejta, nuk e shfrytëzoi pozitën e tij në të mirë të studentëve.

Kështu të paktën u kuptua, kur ishin vetë ata që akuzuan Bejtën për kërcënim, shantazh e ushtrim të dhunës psikologjike.

Për këto akuza, senati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur të mërkurën që ta suspendojë profesorin Bekim Bejta nga procesi mësimor dhe të gjitha aktivitetet akademike në UP.

Mirëpo, kjo nuk u mjaftoi studentëve të UP-së.

Përmes një marshi simbolik ata kërkuan përjashtimin e tij.

I vonshëm reagimi ndaj profesorit po i duket edhe studentit Festim Tasholli pasi sipas tij, është hera e pestë që ai dërgohet te Këshilli i Etikës.

Për këtë rast u deklarua edhe rektori i UP-së, Qerim Qerimi.

Dy javë më parë në media është publikuar një audioincizim, në të cilin dëgjohet profesori Bekim Bejta, duke iu drejtuar një studenteje me gjuhë denigruese.

Exit mobile version