Është suspenduar drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kërkesën për suspendimin e tij e ka bërë Inspektorati i Policisë së Kosovës.
Siç thuhet në komunikatën e IPK-së, drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës./Prishtinapress/