Platforma qeveritare e punësimit, “Superpuna”, ka suspenduar 20 biznese të cilat nuk i kanë respektuar kriteret dhe kushtet e kërkuara.
Konkretisht punëtorët që ato kanë deklaruar se kanë punësuar nuk kanë qenë të pranishëm në vendin e punës.
“Me këtë rast, superpuna ka suspenduar profilet e këtyre bizneseve duke ua pamundësuar që të përfitojnë sërish nga subvencioni”, thuhet në njoftim.
“Qeveria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sektorit dhe fuqizimin e të rinjve në tregun e punës, megjithatë shkeljet e tilla të Termeve dhe Kushteve do të pasohen me suspendim nga platforma. Monitorimi i bizneseve përfituese nga platforma superpuna është i rregullt dhe i vazhdueshëm”.
“Superpuna” udhëzon bizneset që t’u përmbahen detyrimeve të tyre, që të kenë mundësinë të përfitojnë nga politikat mbështetëse të qeverisë.