Flaka Surroi i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, i cili e ka sulmuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasiqi.
Surroi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, si është e mundur që deputetët e partisë në pushtet ta vënë në dyshim punën e prokurorisë, pa lejuar që ajo të përfundojë.
Teksa kritikoi këtë qasje të VV-së, Surroi sygjeroi deputetët e mazhorancës që të shkojnë në Kuvend, ku nga ajo punë, sipas saj marrin paga të majme.
Kjo deklaratë e Surroit erdhi pas dështimit të sotëm të seancës së Kuvendit të Kosovës.