Ish-kryetari i ORA-s, Veton Surroi, thotë se në varrimin e Oliver Ivanoviqit pjesëmarrës do të duhej të ishte një delegacion parlamentar (pozitë e opozitë) nga Kosova
Pjesëmarrja e një delegacioni parlamentar nga Kosova në varrimin e ish-depuetit Oliver Ivanoviqit, “Gatishmëria për të qëndruar mbi dallimet politike dhe konfliktit të pambaruar”, do të ishte shenjë e duhur në momentin e duhur, i bën nder institucionit dhe vendit, shkruan në FB Surroi.
Ky delegacion do të duhej të përbëhej nga pushteti e opozita, konsideron ai.
Ish-lideri serb dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq, u vra dje, nga atentatorë tash për tash të panjohur, gjatë një sulmi para zyrave të partisë Iniciativa Qytetare, në pjesën veriore të Mitrovicës. Nga analiza e obduksionit në trupin e Ivanoviqit u gjetën 6 predha të revoles.