Site icon PrishtinaPress

Supsendohet kirurgu nën dyshimin për ngacmim seksual

Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës ka suspenduar një kirurg pasi Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj tij me dyshimet për ngacmim seksual.

“Kirurgu është suspenduar nga puna deri me vendim të gjykatës. Sipas ligjit, ai do të marrë 50 për qind të pagës”, ka thënë për klankosova.tv zëdhënësi i spitalit të Pejës, Naim Sahiti.

Ai konfirmoi se kanë kërkuar informacione nga Prokuroria Themelore në Pejë lidhur me rastin, pastaj e kanë supsenduar kirurgun N.B.

Exit mobile version