Site icon PrishtinaPress

Supremja e kthen në rigjykim rastin e Ivan Todosijeviq, i dënuar me dy vite burgim për nxitje të urrejtjes

Gjykata Supreme e ka kthyer në rigjykim rastin e Ivan Todosijeviq i dënuar me dy vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos-durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

“Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit I.T., dhe ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PS.nr.20/2019 i datës 05.12.2019, dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, APS.nr.7/2020 i datës 24.06.2021, dhe çështjen e ka kthyer në gjykatën e shkallës së parë, në rigjykim. Aktgjykimi Pml.nr.336/2021, është duke u përkthyer në gjuhën serbe për palën, pas përkthimit do të publikohet në ëeb-faqen e Gjykatës Supreme”, thuhet në njoftim.

Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burg, pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Lidhur me këtë, ai akuzohej për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Exit mobile version