Site icon PrishtinaPress

”Superpuna” e zgjeron grupmoshën e ndërmjetësimit të të punësuarve deri 29 vjeç

Kryeministri Albin Kurti tha se Platforma e ndërmjetësimit të të rinjve me biznese “Superpuna” nga tash do të vazhdoj ndërmjetësimin e të rinjve të grupmoshave 18 deri në 29 vjeç.

Përmes një konference për medie, Kurti bëri të ditur se është zgjatur grupmosha përfituesve nga kjo platformë pasi sipas tij ka pas shumë sukses me grupmoshat e deritashme që kanë qenë 18-25 vjet.

“67 për qind e të punësuarve të ndërmjetësuar përmes Superpunës kanë vazhduar të qëndrojnë aktiv në tregun e punës. Plartofrma “Superpuna” ka ndikuar edhe që të rinjtë të dëshmojnë kapacitetin e tyre dhe të lidhin kontrata të rregullta të punësimit. Duke marrë parasysh ndikimin që platforma Superpuna ka pasur tek të rinjtë e grupmoshave 18-25 vjet, kemi vendosur t’i zgjerojmë grupmoshat nga 18-25 vjet, të ndërmjetësohen nga 18 deri në 29 vjet”, tha Kurti.

Exit mobile version