Superliga e Kosovës do të vazhdojë edhe sot me tri përballjet tjera të javës së 30-të.
Dueli më interesant do të jetë ai mes Llapit dhe Dukagjinit, që do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Të dyja ekipet po luftojnë për pozitën e tretë në tabelë, që dërgon në kualifikimet për Ligën e Konferencës.
Kampioni në fuqi, Ballkani do ta presë Trepçën’89.
Suharekasit kërkojnë fitore për t’u rikthyer në pozitën e parë në tabelë, kurse mitrovicasit duan t’i ikin sa më shumë zonës së rrezikshme.
Ndërkohë, Gjilani do ta presë ekipin e fundit në tabelë, Drenicën.
Gjilanasit janë aktualisht të pozicionuar në vendin e tretë dhe objektivi i tyre do të jetë ta ruajnë atë pozitë, që dërgon në garat evropiane.
Të gjitha përballjet nisin me fillim nga ora 15:00.