Site icon PrishtinaPress

Superliga Kineze nis sezonin me vetëm 16 shikues

Për muaj të tërë, Superliga Kineze ishte në krye të lajmeve botërore për shkak të blerjeve të shtrenjta si Carlos Tevez, Oscar, Axel Witsel të cilët braktisën ligat më prestigjioze për t’iu bashkuar revolucionit të futbollit kinez.

Sot nisi ndeshja e parë e sezonit mes Guizhou Zhicheng dhe Lianoning Whowing në Qendrën Sportive Olimpike “Guiyang”.

Ekipet nuk ishin dy klubet më të mëdha në ligë, por të paktën do të duhej të kishte më shumë bileta të shitura, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht blerjeve të shtrenjta, liga filloi me vetëm 16 spektatorë. Klubet kineze shpenzuan më shumë se 400 milionë euro gjatë transfereve të fundit, të cilat u mbyllën të martën e kaluar.

Exit mobile version